Anxhela Martini puth Berishën në faqe: Ndjehemi krenar me ty!
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot në Tiranë ekspozitën me fotografi të fotografit shqiptar më famë botërore, Fadil Berisha.
Kreu i qeverisë i cilësoi vajzat e bukura në fotot e Fadil Berishës si shtojzovallet shqiptare që kanë pushtuar Hollivudin, ndërsa shtoi se ‘padiskutim ndjehem krenar me to’.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i modeles së famshme, Anxhela Martini, ‘dhe ne jemi krenar me ty, Berisha’.
I pyetur nëse pëlqen fotot e Fadil Berishës, kreu i qeverisë përgëzoi artistin për punën e bërë. I fokusuar tek fotoja e Anxhela Martinit me flamur shqiptar, Berisha tha ‘më pëlqen veçanërisht kjo.
Në fakt, modelja që zakonisht e kemi parë tej mase të zhveshur në kalendarë dhe revista të huaja, sot u paraqit me një veshje shik të zezë, duke iu përshtatur dhe ceremonisë.