Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta Showbiz

Ky është ‘bebushi’ që i ka marrë mendjen Madonës

Immagine
Ka mjaftuar një foto e postuar në Instagramin e Madonna-s lidhur me një model, që të nisnin thashethemet në lidhje me ta. Ndonëse këngëtarja nuk e ka takuar asnjëherë modelin, ky i fundit ka shprehur dëshirën për ta njohur dhe nëse mes tyre nuk krijohet një romancë, pjesëmarrja në klipet e saj do të ishte e mjaftueshme. Të paktën kështu është shprehur modeli që ka rrëmbyer zemrën e mbretëreshës së pop-it. Në një postim në Instagram, mbretëresha e pop–it ndau me fansat një fotografi të modelit italian, Andrea Denver, të cilin e përshkroi si tepër seksi. Burimet prane tij i thanë amerikanes TMZ se Andrea mendon se 56–vjeçarja është tepër tërheqëse dhe se ai ka qenë gjithnjë fans i saj.

Seldi mohon, por fotot flasin ndryshe

Immagine
Unazat jane shkembyer diku ne muajin dhjetor te vitit te kaluar dhe mediat shkruajten me interesim per fejesen e Seldi Qalliut dhe Dafines, vajzes se gazetarit Milaim Zeka qe jeton ne Suedi. Por, Seldi gjithmone ka mohur per media nje gje te tille edhe pse mban nje tatoo ne krahun e tij me emrin e te fejuares, sic u permend ne media. Poashtu, babai i Dafines, Milaimi ishte i rezervuar ne pyetjet ne lidhje me fejesen e vajzes se tij duke mos e mohuar as pohuar kete gje. Madje asokohe, fejesa e Seldit u perfol si arsyeja e ndarjes me Sinanin, megjithese tash pas sa muajve jane bashkuar serish dhe se shpejti do te lancojne nje projekt te perbashket. Gjate tere kesaj kohe, Seldi nuk ka permendur te fejuaren ne asnje nga prononcimet e tij per media, sikur ajo nuk ekziston fare, por revista "Panorama plus" ka botuar foto qe tregojne se Seldi eshte ne nje lidhje te pamohueshme me Dafinen. Aty Seldi shihet se bashku me Dafinen ne festat familjare ne Suedi. Shteti skandinav es...

NATA GALA: Personazhet VIP në 10-vjetorin e gazetës “Panorama”, fotot

Immagine
Ka qenë një natë e veçantë ajo e festës së 10-vjetorit të gazetës “Panorama”. Stafi organizues kishte menduar që në këtë festë të bënte bashkë jo vetëm miqtë dhe dashamirësit e kësaj gazete, por sidomos protagonistët e saj, që ju i gjeni vazhdimisht në faqet e saj. Duke filluar nga kreu i shtetit, politikanë të të gjitha kaheve politike dhe biznesmenë të njohur në vend, në këtë festë nuk munguan personazhet e botës së show-bizit, të cilët janë vazhdimisht protagonistë në faqet e suplementit “Panorma plus”. Ata i janë bashkuar gëzimit të festës sonë, paçka se nuk kanë munguar me disa syresh edhe përplasjet për shkak të scoop-it që kanë provokuar për ngjarje të ndryshme, të cilat janë pasqyruar te “Panorama”. Vajzat bukurushe të botës së spektaklit ia kanë shtuar edhe më shumë lezetin festës sonë, duke bërë gjithçka të duket jo vetëm magjepsëse, ashtu siç ishte ajo atmosferë, por edhe shumë sensuale. Ne po ju sjellim një galeri fotografish mbi disa nga këta personazhe, në pamundësi për t...

Linda Halimi: Jam seksi, por s’mund t’ju kënaq të gjithëve

Immagine
Intervista/ Pse e kam mbajtur “burrin” të fshehtë dhe planet në Amerikë. Dasma dhe suksesi Ka qenë një ndër më personazhet më të përfolura të momentit në mediat gossip. Linda Halimi, adoleshentja e hershme e grupit të dikurshëm “Ngropa”, tani një femër seksi që aspiron Amerikën. E martuar dhe me një reper në krah, ajo për rreth një muaj do të lërë Kosovën, ku tashmë ka investuar edhe në biznese të ndryshme për dobësimin e atyre që vuajnë nga mbipesha; do të largohet, por thotë se do t’ia dëgjojmë zërin… Linda tregon në këtë intervistë për “Standard” pakëz më shumë nga vetvetja, duke shuar ato paragjykimet prapanike për vajza adoleshente (si ajo pak vite më parë), të talentuara por jo të kuruara, që sapo shndërrohen, janë në qendër të komenteve, shpesh negative! Linda, me çfarë po merresh për momentin? Me shumë gjëra… Të hënën hapim qendrën e dobësimit në Prizren dhe këto dy javë kam qenë e mbushur me punë. Kam gjithashtu disa mbrëmje muzikore ku do këndoj për eventet e ambasadës ...

Historitë e dashurisë së çunave të Kombëtares

Immagine
Thonë se pas çdo burri të suksesshëm fshi het një grua e mençur… Pas kërkimesh të shumta ne zbuluam disa zonjusha e zonja që kanë zgjedhur të ndajnë jetën me futbollistët e kombëtares sonë. Kërkimin e nisëm nga materiale të hershme që kanë dalë në gazeta, nga profilet e tyre në “Facebook” (pak prej tyre kishin një profil personal) dhe sigurisht e plotësuam materialin me ndihmën e gazetarëve sportivë. Një pjesë e vogël “çunave” të kombëtares janë beqarë. Pjesa tjetër janë martuar prej vitesh ose janë të fejuar e presin të krijojnë familje… Kampion për numrin e femrave që ka pasur në krah, e mban sigurisht bukuroshi Lorik Cana. Zyrtarisht ai ka pranuar vetëm dy lidhje: atë me Zana Krasniqin dhe, këtë të fundit me një vajzë misterioze italiane. Por, Lorik Cana mbetet padyshim një “Don Zhuan” i kombëtares. Pamja fizike e djaloshit nga Gjakova, fama, por edhe paratë, e bëjnë atë një personazh shumë të preferuar të femrave. Loriku ka pasur histori të shumta, një pjesë e madhe e të cilav...

Linda Halimi “hot” me burrin e saj

Immagine
Tashmë ata janë të konfirmuar zyrtarisht se janë të martuar me njëri-tjetrin, këngëtarja Linda Halimi dhe reperi me ngjyrë Big D. Pak ditë më parë Linda kishte sjellë disa foto shumë të nxehta dhe seksi, kur tregonte trupin e saj gati edhe Top-Less. Por do të thoni ju se ku ka qenë Big D, ja ku është edhe ai ka realizuar foto shumë “hot” me nusen e tij shqiptare. Fotot janë realizuar në studion e fotografit  të njohur shqiptar Veton Osmani.

Dafina Zeqiri ne nje loje erotike (lezbike?)

Immagine
Është komentuar gjithnjë për lidhjet e saj të shumta me meshkujt, por mesa duket bukuroshes Dafina Zeqiri i pëlqejnë edhe femrat. Ajo ka realizuar disa fotografi së bashku me modelen shqiptare, Emina Cunmulaj, duke marr disa poza mjaft erotike. Të dyja bukuroshet provokojnë në fotot e hedhura në Facebook në faqen e Dafit. Këngëtarja Dafina Zeqiri, është veshur me një smoking trendy, përshtatur ky edhe me modelin e ri të flokëve, ndërsa Cunmulaj tregon anën e saj më femërore. Nuk e dimë nëse këto foto i kanë bërë për show, megjithatë duken shumë “hot” në to.

Anxhela Martini serish nudo

Immagine
Anxhela Martini vazhdon të argëtojë pa masë fansat e saj të shumtë dhe padyshim po realizon produkte të cilat do ta bëjnë të ecë me siguri përpara në karrierën e saj. Ajo ka ndarë me miqtë foton e re ku shfaqet e zhveshur nudo dhe e shtrirë ndërsa modestësisht mbulon pjesët intime.

Noizy “tradhton” Rozanën me Rezartën

Immagine
Dihet tashmë që rruga e suk sesit të Noizyt në tregun muzikor u hap falë dy bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me këngëtaren Rozana Radi. Pas këngës “Fly”, me të cilën u vlerësuan edhe në disa kompeticione muzikore, dueti i suksesshëm në atë kohë solli edhe një tjetër këngë që u bë hit siç ishte “Mr Yesterday”. Këngë kjo që vulosi edhe suksesin e tyre. Por koha kur Rozi dhe Noizy ishin miq të betuar ndaj njëri-tjetrit duket se është e largët tashmë. E jo vetëm kaq, por Noizy është bërë mik me armiken më të madhe të Rozanës, Rezarta Shkurta, me të cilën Rozi edhe humbi gjyqin për sherrin e shumëpërfolur mes tyre. Së fundmi, Noizy dhe Rezarta kanë publikuar këte foto ku duken mjaft miqësor me njëri-tjetrin. Ne na bëri shumë përshtypje kjo miqësi e të dyve, që sigurisht nuk do të kalojë pa indinjatë edhe nga Radi.  Koha Jone

Tuna reagon ndaj Vali Corleone:Ai është i sëmurë psikik

Immagine
Nuk i vjen mirë të përflitet nga publiku për diçka tjetër që nuk ka lidhje me muzikën, pasi siç thotë dhe vetë ajo, publiku e njeh për atë që është, - një këngëtare e zonja, dhe jo në formë tjetër. Dhe për të shuar gjithë fjalët dhe emrin e përbaltur sipas saj kohët e fundit në media, ajo shprehet: “Kam frikën që në kohën e fundit mediat po e keqpërdorin autoritetin dhe mundësitë e veta, duke ofenduar njerëz me aftësi të kufizuara apo me t’meta mentale. Shpesh e kam vërejt sheshit që disa individë bëjnë shaka me njerëz mentalisht të sëmurë apo ndonjëherë edhe tu i ngacmu fizikisht vetëm për me tregu “NAMIN” pranë të tjerëve, e edhe më keq është kur të tjerët “kënaqen së qeshuri” me këto sjellje… Këto sjellje tani janë pasqyruar fatkeqësisht edhe në media, dhe shfrytëzojnë njerëzit mentalisht të sëmurë për me argëtu publikun. Kjo tregon nivelin intelektual që ne e kemi, e më së keqi tregon nivelin human që ne e kemi!”. Tuna vijon me indinjatën duke thënë se: “JU KENI AQ SA MERITO...

Arian Cani: Jeta ime pas ekranit

Immagine
Çdo ditë e tij nis njësoj: në ‘Sheraton’, me kafe, kruasan e lexim gazetash. Është në dietë, ndaj drekat e zënë gjithnjë në zyrë. Është i hapur e shumë kurioz për miqësi e lidhje të reja, ama ruan prej vitesh dhe një mik të vjetër, ndonëse e takon shumë rrallë. Nuk di të gënjejë, të mbajë sekrete apo të shkruajë ditar. S’është aspak dembel, ndoshta sepse e pëlqen shumë punën që bën…Ndryshe s’do të ishte ky që është, Arian Çani Cili është mëngjesi yt rutinë? Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’ J. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Vetëm. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Shumë. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Asnjëherë. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk gënjej asnjëherë. A je dembel...

Tuna “kopjon” modelen e “Dolce & Gabbana”

Immagine
Bianca Brandolini D’Adda është një nga modelet më seksi që dyshja “Dolce & Gabbana” kanë përzgjedhur për të qenë imazh i vjeshtë-dimër 2012. Së bashku me ikonën e bukurisë femërore, Monica Bellucci, ajo ka pozuar për disa shërbime fotografike me veshjet e reja të shtëpisë së njohur të modës. Ndër detajet e shumta që spikasin këtë sezon nga “Dolce & Gabanna”, veç rrobave me printime lulesh, korsetë dhe qëndismat, janë edhe dantellat, të përdorura gjithandej. Në një version të ngjashëm me Bianca-n e bukur ka pozuar këto ditë edhe këngëtarja seksi nga Shkupi, Altuna Sejdiu- Tuna, e cila pavarësisht se duket shumë bukur në kopertinën e “Anabel”, nuk ia ka dalë dot të shfaqet më seksi se sa modelja nga është frymëzuar. Po ju si thoni, kush duket më mirë, veshur me fustan e vel të zi prej tyli?!

Françeska: Zhgënjimi pas ndarjes dhe ofertat e pa ndershme për punë

Immagine
Françeska Jaçe, modelja që u bë e njohur nga reality-shou “Big Brother”, në këtë intervistë të gjatë tregon gjithçka për jetën e saj këto muaj. Odiseja e gjatë e gjetjes së një pune, ofertat shpesh të pandershme që i janë bërë në Shqipëri dhe streha që ka gjetur në tregun kosovar, ku bukuria e saj duket se vlerësohet me punë konkrete. Në këtë intervistë Françeska tregon shumë nga gjërat e pathëna deri tani: përse ndihet e zhgënjyer nga lidhja e përfunduar dhe çfarë kërkon te një mashkull. Respekti që ka për familjen e Ermalit dhe dëshira për të qenë pjesë e një foto-sesioni për Fadil Berishën. Françeska,si kanë qenë ofertat që ke marrë për punë pas daljes nga “Big Brother”? Realisht kam pasur shumë oferta të mira nga njerëz seriozë dhe ndihem shumë mirë nga kjo pjesë. Kryesisht ofertat më të mira dhe më të paguara i kam pasur në Kosovë. Kam pasur oferta të shumëllojshme, sidomos në fushën e modelizmit, por ofertën time kryesore, atë që unë pretendoj për në televizion, nuk e kam m...

Ke gjuan Vesa Luma ne Twitter?

Immagine
Reagon edhe këngëtarja e sapo fejuar Vesa Luma në lidhje sipas idesë se këngëtarët po bëjnë klikime false në youtube. “Turp për të gjithë ata që abuzojnë me videot muzikore. Muzika dhe dashuria janë dy gjëra që nuk shkojnë më zor. Miliona klikime false!”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Twitter. Por Vesa duke iu përkushtuar dashurisë së saj të re si duket është mërzitur se ka marrë më shumë komente për lidhjen e saj se sa klikime për ndonjë këngë të re.

Blerim Destanin nuk e josh Adelina Tahiri

Immagine
Nëse bukuroshja Anxhela Martini u lakua si femra më e fokusuar gjatë ditëve të kulturës dhe promovimi i dokumentarit “Dear Albania, mashkulli që ra në sy më tepër ishte aktori Blerim Destani. Si duket, pamja dhe simpatia e tij josh shumë edhe femrat e shou-bizit, por ai nuk e përfill si duket në këtë foto këngëtaren Adelina Tahiri, madje ai e ka mendjen diku tjetër, ndërsa këngëtarja mundohet ta provokojë aktorin simpatik. M.GJ.

Tuna e lëpin…!

Immagine
Tuna ka postuar një fotografi provokuese në FB duke e lëpirë mbase sipas pamjes që shihet akulloren.Dhe në foton e postuar në rrejtin social ka shkruar “kush mërzitet” (who cares).

Reagon top-modelja e huaj per Vali Corleonen

Immagine
Top-modejla e njohur nga Bosnjë-Hercegovina, e cila shpesh herë sfilon në pasarelat e Prishtinës, Daniella Mijatoviq, në profilin e saj në Facebook ishte munduar që të sqaronte diçka në gjuhën shqipe për të gjithë miqtë e saj shqiptarë. Ne u interesuam të dinim dhe ky sqarim kishte të bënte në lidhje me një deklaratë të Princit Vali Corleone, i cili kishte thënë në programin “Zonë e Lirë” se ka pasur lidhje edhe me top-modelen. Kur gazeta jonë e pyeti modelen se a mos e kishte takuar Corleonen, ajo na tha konkretisht kështu: “Nuk jam takuar me të, po të isha takuar ai me siguri do ta dinte që unë jam lindur në Keni dhe kjo është arsyeja pse unë jam e zezë. Nuk e di arsyen pse ai më ka përmendur mua, sepse unë nuk jam një person i famshëm në Shqipëri. Pra, çdo gjë që ka thënë ai është gënjeshtër. Ai vetëm flet për femra tërheqëse, për të cilat ëndërron, por nuk mund t’i ketë”. M. GJ.

Anxhela Martini puth Berishën në faqe: Ndjehemi krenar me ty!

Immagine
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot në Tiranë ekspozitën me fotografi të fotografit shqiptar më famë botërore, Fadil Berisha.  Kreu i qeverisë i cilësoi vajzat e bukura në fotot e Fadil Berishës si shtojzovallet shqiptare që kanë pushtuar Hollivudin, ndërsa shtoi se ‘padiskutim ndjehem krenar me to’.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i modeles së famshme, Anxhela Martini, ‘dhe ne jemi krenar me ty, Berisha’. I pyetur nëse pëlqen fotot e Fadil Berishës, kreu i qeverisë përgëzoi artistin për punën e bërë. I fokusuar tek fotoja e Anxhela Martinit me flamur shqiptar, Berisha tha ‘më pëlqen veçanërisht kjo. Në fakt, modelja që zakonisht e kemi parë tej mase të zhveshur në kalendarë dhe revista të huaja, sot u paraqit me një veshje shik të zezë, duke iu përshtatur dhe ceremonisë.

Linda Halimi tregon te pasmet

Immagine
Tashmë ajo nuk fsheh asgjë, edhe kur është fjala për tu reklamuar. Kjo është këngëtarja Linda Halimi e cila kohë më parë vetëm dëgjohej zëri i saj, për shkak se nuk hynte në fëmrat elegante, por ato që kanë probleme me mbipeshën, e tashmë ajo duket të paktën në këtë foto shumë seksi. Linda sapo ka realizuar një set fotografik mjaft “Hot” te fotografi Veton Osmani, ndërsa në këtë foto tregon sensualitetin e saj dhe të pasmet.

Venecia, Genta e BB5 me Torosin fejohet me mikun e tij

Immagine
Lajmi mbi abortin e saj bëri bujë ashtu siç kanë bërë bujë të gjitha daljet dhe spektaklet që ka dhënë Genta Gjalpi, ish-banorja e edicionit të pestë të BB.  U komentua shumë sa që vendosi të largohet për një javë drejt Italisë e më saktë drejt Venecias, për të kaluar disa ditë pushimi si dhe larg stresit mediatik. Drejt Italisë ajo nuk ka udhëtuar e vetme, pasi atje e ka pritur miku i saj Torosi i cili i ka bërë gjatë gjithë kohës shoqëri vajzës së BB, madje nuk e ka lënë as të heq keq këtë kohë pasi i ka prezantuar mikun e tij më të mirë, i cili ia ka paguar biletën që të shkojë në Itali, Gentës. Pas ndarjes së dhimbshme të cilën e përjetoi me shumë skandale nga Rubens Shehu dhe romancës së shkurtër me Emilianon, Genta është hedhur në krahët e një biznesmeni gjë të cilën e dëshironte që në fillim, ku edhe vet e pohoi në një intervistë dhënë së fundi se dëshironte një të dashur me lekë. Djaloshi i cili ia ka vjedhur zemrën Gentës quhet Erges Domi, është nga Shijaku, jeto...