Genta e BB largohet e kërcënuar nga Shqipëria


Telashet nuk kanë të sosur për Genta Gjalpin e “Big Brother 5”. Ka vendosur të largohet nga Shqipëria për një kohë, derisa konfliktet mes saj, ish-të dashurit Rubensit dhe të dashurit aktual, Emilios të sqarohen. Ndërsa po i kalon këto ditë në Greqi, ajo tregon për këtë periudhë të errët të jetës së saj. Denoncimin në polici që i ka bërë ish-të dashurit, Rubens Shehut, çfarë di për arrestin e shtëpisë së Emiliano Shehaj dhe kërcënimet që ka marrë nga shokët e tij, se do ta bëjnë të lërë Shqipërinë përgjithmonë. Genta e “Big Brother 5” tregon peripecitë e aventurës së re të dashurisë me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra, për të cilin thotë se e ka lënduar. Pohon se aq shumë e zhgënjyer është, sa ka vendosur të heqë dorë nga meshkujt për ca kohë.
Ku ndodheni këto ditë dhe çfarë momentesh spo kaloni? 
Unë ndodhem në Greqi, po kaloj disa ditë me prindërit e mi, të cilët nuk i takoj shpesh. Gjithashtu po kaloj një periudhë jo fort të mirë shëndetësore, pasi pata disa probleme me stomakun dhe ndaj kalova dy ditë në spital. Por kam gjithë familjen që po më qëndron afër…
Dihet që deri tani ke pasur një konflikt të hapur me ish-të dashurin, Rubensin. Si ka vazhduar më tej? Je përballur, takuar, për çfarë keni folur? 
Rubensi nuk ka asnjë lidhje me mua, madje këto ditë kam depozituar një denoncim për Rubens Shehun.
Edhe pse ju jeni ndarë, ai prapë nuk ka qëndruar pasiv, qoftë edhe me komente në Facebook. Çfarë mund të thoni për denoncimin, cila është arsyeja? 
Më në fund u mbyll gjithçka me Rubensin, dhe kjo me anë ligjore. Vendosa ta denoncoj se përveç problemeve të mëparshme, ai kishte filluar të bezdisë dhe të shqetësojë familjen time. Nuk mund ta toleroja më. Kaq mund të flas për këtë fakt.
Po me Emilion ka njohje Rubensi? Diku është shprehur se ai ka në dorë të kontrollojë lidhjen tënde të re. Çfarë mund të thoni për të? 
Rubensi nuk ka në dorë asgjë në lidhjen time, por thjesht i jep vlera vetes, ashtu kot pa lidhje. E merr malli herë pas here të dalë në faqet e gazetave, dhe kaq!
Po sa i përket lidhjes suaj me Emilion, cila është arsyeja e konfliktit me të ndërkohë që jeni ende në fillim të historisë suaj?
As vetë s’e kuptova se si devijuan gjërat me Emilion kaq keq. Di vetëm të them se unë jam shumë e lënduar nga kjo histori.
U fol se aq shumë je ngatërruar në këtë histori edhe me shokët e Emilios, sa kjo është arsyeja që ti ke vendosur të largohesh nga Shqipëria përgjithmonë… 
E vërteta është që punët janë ngatërruar keq, por më ka shërbyer për diçka, pasi unë tashmë kam vënë mend. Gjithashtu mund të them që nga ky vend mund të largohem për arsye të tjera, por kërcënimeve të shokëve kalamaj të Emilios nuk u frikësohem, dhe madje as i marr për bazë.
Duket se po përsëriten historitë e tua të dashurisë që përfundojnë keq. Ka nga ata që të kanë quajtur ty natyrë konfliktuale. Je vërtet kështu?
Unë nuk jam konfliktuale dhe sinqerisht e them që nuk më pëlqejnë këto gjëra. Por më duhet ta pranoj që më ka ecur vërtet mbrapsht në dashuri, dhe si çdo femër më lëndon kjo gjë, pra tipat e gabuar të meshkujve që zgjedh për të krijuar lidhje.
Ndërkohë që gazetat shkruajnë se ai është në arrest shtëpie, çfarë dinit ju për këtë fakt në momentin që u afrove me Emilion? 
Po është e vërtetë, Emiliano Shehaj është në arrest shtëpie deri në muajin tetor. E kam ditur që Emiliano është në arrest shtëpie, prandaj kam shkuar unë në Gjirokastër, te shtëpia e tij dhe e kam takuar.
Cila është arsyeja që ai është në arrest shtëpie?
Ka bërë aksident, ku ka vrarë një vajzë që e kishte në makinë, një aksident që ka ndodhur para gati 5 muajsh, në kohën kur unë kam qenë brenda në shtëpinë e “Big Brother”.
Thuhet se ai rrezikon burgun, çfarë dini rreth kësaj çështjeje? 
Po, di gjithashtu që rrezikohet me burg, pasi vetë ma ka thënë këtë fakt. Unë nuk ia uroj këtë asnjëherë në botë dhe uroj t’i mbyllë problemet, pavarësisht telasheve tona. Unë realisht gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur ta mbaj të fshehtë, sepse nuk doja t’i hapja probleme atij.
Ndërkohë që synimi yt është të fillosh jetën në Tiranë, ke pasur ndonjë ofertë pune?
Kam dy oferta shumë të mira, një për në televizion dhe një tjetër për te LSI. Por unë ende nuk kam vendosur çfarë do të bëj.
Po propozime nga ndonjë djalë për lidhje të re, ke marrë? 
Sa për mashkull të mos guxojë asnjë të më afrohet, se do ta gjuaj me grushte (qesh).

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano