Anbeta Toromani: Oni Pustina më vodhi 187 milionë lekë

Anbeta Toromani e ka humbur betejën gjyqësore ndaj Oni Pustinës edhe në Gjykatën e Apelit. Balerina e njohur shqiptare e emisionit italian “Amiçi”, ka ankimuar në këtë gjykatë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që ka dhënë vendim në favor të modelit Oni(Fation Pustina). 



Sipas gazetës Shqip historia ka nisur pas ndarjes së çiftit, që bashkëjetuan më shumë se 5 vite së bashku. E indinjuar dhe e zhgënjyer nga ky vendim i drejtësisë shqiptare, Toromani i ka bërë thirrje për ndihmë autoriteteve më të larta të shtetit përmes një konference për shtyp. Sipas Toromanit, asaj i është përvetësuar pasuria prej 112 milionë lekë të vjetra përmes një prokure, sipas saj, të falsifikuar, në të cilën thuhet se autorizohet motra e saj, Bujana, të bëjë veprimet e kalimit në pronësi të Pustinës, të dy kuotave të kapitalit të shoqërisë “EU 2008” sh.p.k. 

“Do kisha dashur që këtë konferencë shtypi ta kisha bërë për një shfaqje timen, por nuk është ky rasti dhe më vjen shumë keq. Është hera e parë që, unë dhe familja ime, përballemi me një proces gjyqësor në Shqipëri, është hera e parë që kam të bëj me ligjin dhe drejtësinë dhe të them të vërtetën, me gjithë respektin që kam, në këto momente jam komplet e zhgënjyer dhe e indinjuar për gjithë vendimet absurde që janë marrë”, ka thënë gjatë konferencës së djeshme balerina.


Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano