Dekoltetë “shpërthyese” të këngëtareve

Pjesë e rëndësishme e imazhit të femrave është pa dyshim dekolteja. Sa më shpërthyese të jetë ajo, aq më shumë vëmendje do të tërheqë një femër, sidomos një personazh publik, që synon të jetë epiqendra e fansave. Siç ndodh në ceremonitë e famshme botërore të ndarjes së çmimeve, si në “Oscar”, “MTV Music Awards” etj., femrat janë në “garë” me njëra-tjetrën se kush e kush do të duket më bukur. Ka nga ato (si Lady Gaga), që guxojnë të vendosin në recipeta edhe fishekzjarrë shpërthyes, për të qenë sa më të veçanta në publik. Në Shqipëri diçka e tillë nuk ka ndodhur ende, edhe pse ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, në radhët e VIP-ave ka plot. Rozana Radi është ajo që së fundmi e ka pohuar me gojën e saj një gjë të tillë (Zajmina Vasjari disa kohë më parë, gjithashtu), ndërsa shumë femra të tjera të njohura që nuk pranojnë të kenë implantuar silikon, kjo gjë është gjithsesi “e qartë si drita e diellit”. Në listën që po ju propozojmë sot, gjeni të renditura disa VIP-a që guxojnë më shumë përmes formave të bollshme trupore që kanë, me dekoltetë e veshjeve të tyre. Në këtë listë me siguri mungojnë emra si Rezarta Shkurta, Ingrid Gjoni, Nora Istrefi apo Elvana Gjata, të cilat edhe pse nuk kanë forma aq bujare sa koleget e mëposhtme, janë gjithsesi të mirënjohura për sensualitetin e tyre... Lista është hartuar vetëm me 10 emra, kështu që s’ka vend për më tepër, ndonëse emrat janë të shumtë...

Nuk mund të mos ishte e para në listë këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga. “Arma” e saj e fortë është pikërisht gjoksi, ndaj Çili nuk lë rast pa e ekspozuar këtë aset të saj. Nëpër çdo klip, foto, revistë apo ceremoni ku merr pjesë, veshjet e saj janë domosdoshmërisht të hapura, normalisht gjithçka që shihni është natyrale! Edhe pasi të bëhet nëse, mendojmë se situata do të jetë e njëjtë!

Zajmina Vasjari - Ajo e ka pranuar gjë gjoksi i saj është “i bërë”. Miss Shqipëria ama ka një trup që ia vlen ta ekspozojë, pasi veç gjoksit, ajo ka shumë për të treguar dhe për të qenë sa më e pëlqyeshme në publik. Me një elegancë tipike, këmbë të gjata të holla, ajo nuk kalon kurrë pa u vënë re, edhe pse të preferuarat e saj janë dekoltetë dhe minit, si në konkurrimin më të fundit në “Kënga Magjike 2012”.






Arta Bajrami - E bërë nënë disa kohë më parë, Arta ka qenë ikonë e femrave me gjoks të bollshëm. Format e saj të bëshme trupore e kanë bërë që ajo të shkaktonte reagim me gjithçka që vishte nëpër klipe. Megjithatë, arma e saj më e fortë, sikurse duket edhe në foto, mbetet dekolteja.







Gjyste Vulaj - Është gjithashtu 100% natyrale, e sikurse edhe koleget e saj të sipërpërmendura, ajo tenton përherë me dekoltetë, por edhe minifundet janë të preferuarat e saj.





Rozana Radi - E ka pasur ëndërr një gjoks me numër më të madh se i veti. Këtë e realizoi verën e shkuar përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ishte aq e sinqertë sa ta pranonte këtë me gojën e vet, krejt ndryshe nga disa personazhe të tjera, që përkundrazi, i mohojnë operacionet në trupin e tyre. Duhet thënë se Rozi duket bukur, por ka një mani të paparë që të dalë sa më shumë të jetë e mundur me dekolte. Herën e fundit, në prezantimin e këngës së saj “Ti s’ke zemër” për në festivalin “Kënga Magjike 2012”, efekti që krijoi me fustanin e veshur, ishte mbresëlënës!




Genta Ismajli - Që kur u bë e njohur - vite më parë - Genta Ismajlit i fliste çdo pore e trupit, që harmonizohen me lëvizjet e saj sensuale. Format trupore në këtë rast veçse e kanë ndihmuar këngëtaren...









Rita Ora - Ajo ka me çfarë të mburret. Është shumë elegante, por natyra i ka falur me bujari forma të bollshme - atje ku është e nevojshme dhe me veshjet stil urban dhe retro që mban në trup, di t’i tregojë me shumë vend asetet e saj.








Leonora Jakupi - Kohë më parë ka qenë shumë e rezervuar, ndërsa kohët e fundit nuk ndalet. Dekoltetë shpërthyese të saj e heqin shpesh vëmendjen nga kënga apo ritmi...









Bleona Qerreti - Ë mbani mend këngën “Boom Boom”. Uauu, Bleona na “qerasi” me zhveshjen e saj. Të gjithë menduan se gjoksi i saj është ribërë nga mjeku kirurg, gjë që ajo s’e ka pranuar kurrë me gojën e vet. Sido që të jetë, ka një trup për t’u admiruar.








Afërdita Dreshaj - Super e bukur, super-elegante. Dekolteja e saj ndoshta nuk bie shumë në sy, pasi ajo mund të themi se ka gjithçka tjetër që i duhet një femre. Si një modele që është, format e saj janë disi të kufizuara në përmasa, por sekreti nuk qëndron përherë te përmasat XXL...








Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano