Shkrihet “E diell”: Xhemi dhe Albani me programe te reja


Këtë sezon në “Top Channel” nuk do të ketë më “E diell”, programi që konkurronte “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrean në “Tv Klan”. Kështu që Alban Dudushin dhe Xhemi Shehun do të mund t’i shohim në formate të reja televizive, që pritet të nisin këtë sezon të ri televiziv në “TCH”. Ende nuk janë ndarë përfundimisht formatet për secilin moderator, por kanë filluar audicionet për dy patenta ndërkombëtare me titull “Minute to win it”, dhe “I Love my country”.
Nuk dihet ende se cilin prej tyre do të moderojë Xhemi dhe cilin format Alban Dudushi në këtë sezon, ndërsa po diskutohet përshtatja e secilit me formatin e duhur. Xhemi dhe Albani sezonin e kaluar ishin çifti prezantues i formatit “E diell”, pas largimit të Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut si autorë të programit.
Ndërkohë që Xhemi do të rikthehet në ekran pas eksperiencës verore me “Summer Fest”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhemi la të kuptohej se ishte në pritje të një ndryshimi në karrierën e saj këtë sezon, duke u shprehur se dëshironte të prezantonte tani e tutje programin e saj të preferuar.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano