Detajet e festes se “Opinion” ne TV Klan

Si kurre ndonjehere, televizioni Klan te henen ne mbremje u vesh me ngjyrat festive dhe priti plot 400 personazhe te ftuar ne festen e 15-vjetorit te emisionit “Opinion”. Politikane, artiste dhe njerez te fushave te ndryshme te jetes aktive mberriten per te celebruar kete dite, ndersa rezervuan nje pasarele te vertete mode, ashtu si edhe lajme e detaje qe do t’i servirim ne kete speciale “Post Pervjetor”. Nga te zotet e shtepise, Alba dhe Aleksander Frangaj, e deri tek te rinjte e ekranit shqiptar vijne ne kete mozaik interesant qe ju ftojme ta shfletojme se bashku. 

Sadije Berisha zgjedh per partner djalin 
Sadije Berisha, bashkeshortja e Shkelzenit, ishte nder personazhet e pare qe mberriti ne feste. E veshur me nje fustan te zi elegant, Sadija u shfaq me disa kilograme me teper (pasoje ndoshta e sezonit veror), ndersa per shoqerues kishte nje kavalier te ri, pikerisht djalin e saj, Laidon, te vetmin pasardhes te mbiemrit Berisha. 


Pinjollet fashion te Frangajt dhe Fevziut 

Ato rriten çdo dite mes jehones se lajmit, kjo pasi eshte krejt e paevitueshme e kunderta. Keshtu qe nuk kishin si te mungonin ne kete rast feste, Ines, vajza e madhe e drejtuesit te Televizionit Klan, Aleksander Frangaj dhe e vetmja pinjolle e gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu, Mishel. Te dyja vogelushet meritojne edhe ca komplimente per “fashion stil”-in e moshes se tyre qe kane sjelle ne kete atmosfere te rriturish. 

Çifti Erla-Kelti vijne ndaras ne feste 

Çifti i ri i politikes shqiptare, Erla Mehilli, zedhenese e Kryeministrit te vendit dhe i dashuri i saj, Keltis Kruja, prefekt i Tiranes nuk kane munguar ne pervjetorin e “Opinion”, megjithate ata kane ndjekur protokollin e festes duke ardhur me vete, sipas institucioneve qe perfaqesojne. 

Bushati dhe Bodinaku, shfaqen zyrtarisht si çift 

Dy njerezit e medias, Belina Bodinaku dhe Andi Bushati, te perfshire ne nje histori dashurie dyvjeçare jane shfaqur per here te pare zyrtarisht ne nje ambient si çift. Mjaft elegante ata kane terhequr vemendjen e te gjitheve, ndersa kane marre edhe urimet e rastit per lidhjen e tyre. 

Çiljeta shtatzene, shfaqja e pare publike 

Lajmi se Çiljeta Xhilga eshte shtatzene erdhi si rrufe ne qiellin e paster ne faqet e mediave roze. Aq me teper kur vetem dy muaj me pare, Çiljeta pohonte se ishte singell dhe e lumtur, kohe qe i bie te kete qene shtatzene dhe sigurisht ne nje lidhje dashurie. Por, sigurisht superticioziteti ka bere te veten dhe justifikon pohimin e saj. Megjithate, ne ju servirim keto foto te kengetares seksi shtatzene, format e se ciles po ndryshojne tashme, ku sigurisht barku eshte ai me i dukshmi.

Ne pasarelen Klan, Ja femrat qe rane me shume ne sy 

Nuk besojme se mendimi yne eshte profesional, por ama nga çfare u vu re dhe mes me te komentuarve personazhe femra te mbremjes se te henes ne televizionin Klan dalluan: 

1 - ) Alba Frangaj, e veshur me nje fund te zi dhe bust te bardhe tejet klas, me aksesoret e kombinuar po ne keto ngjyra ra ne sy po aq edhe per elegancen e saj, vetem pak muaj pasi eshte bere nene per here te trete. 

2 ) Liri Berisha, bashkeshortja e Kryeministrit te vendit, thuajse nuk gabon asnjehere ne zgjedhjet e saj. Ajo e di kur duhet te jete serioze dhe kur festive. Ndaj, ne kete rast nje fustan me ngjyra ka qene zgjedhja e duhur. 

3 - Nuk ka ngelur pas ne kete pike edhe e bija e saj, Argita, e cila me nje stil origjinal veshur me nje fustan blu te gjate dhe floket stiluar gershet, ngjante mjaft kendshem ne kete atmosfere “glamour”. 

4 – Edhe ne kete rast kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dhene show-n e radhes me fustanin e zi elegant dhe xhaketen festive. 

5 – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i ka besuar ngjyres jeshile dhe nuancave te saj ne kete kombinim, fustan dhe çante qe e tregojne si gjithmone “in” me tendencat e fundit. 

6 – Qe kur vendosi te hiqte dore nga kilogramet e tepert, Monika Kryemadhi, bashkeshortja e liderit te Partise Levizja Socialiste per Integrim, e kishte te qarte qe do te kthehej ne nje nga personazhet e veshur me bukur. Ia ka arritur edhe kete here. 

7 - Ngjyrat kane dominuar edhe per gazetaren dhe moderatoren, imazh tashme i televizionit “ABC NEWS”, Sonila Meço, e cila kishte zgjedhur ate “pink” per te rene jo thjesht ne sy, por per te qene krejt ndryshe nga te tjeret. 

8 - Per Rudinen (Magjistari) me floke portokalli, fustani i zi eshte zgjedhja e me e mire. Aq me teper kur menget e çrregullta e te varura tregojne nje stili tejet modern e tregon mjaft shik dhe krejt ndryshe nga daljet e perditshme ne “Takimi i pasdites”. 

9 – Besojme se stilistja Eneda At’ nikolla iu ka besuar duarve te saj kur ka menduar per mbremjen ne fjale. Fustani i zi me dekoltene e tantellte duket tejet seksi dhe modern. 

10 - Keshilltares se Ministrit te Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Juela Meçani, me shume se sa per veshjen ne kete rast i shkojne ca komplimente per linjat, te cilat duken mjaft te largeta me ato kilogramet qe kishte ne kohen kur ishte zedhenese e Kryeministrit Berisha. 

11- Te tjere personazhe qe rane ne sy ishin edhe Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, gazetaret Desada Meta, Ilva Tare e Fjodora Fjora etj. 

Familja stil e Fevizut 

Jo thjesht se eshte festa e Blendi Fevziu dhe programit te tij, dhe e meriton vemendjen tone, por se padyshim se kombinimi qe kane bere familja Fevziu eshte per t’u vleresuar. Te veshur te tre me ngjyrat blu, thyer me detaje interesante, Blendi, bashkeshortja dhe e vogla e tyre duken tejet unik dhe shembull edhe ne keto foto qe ju servirim ne faqet tona. 

Me ne fund ata u takuan! 

I kane harruar gjithe romuzet qe i kane hedhur njeri-tjetrit ne vite dhe ja kane bere paqe me kete shtrengim duarsh. Ne fakt, pas thyerjes se akullit me mberritjen e Edi Rames ne studion e televizionit Klan pak muaj me pare, edhe ky takim i tij me Aleksander Frangaj ishte i pritshem. A do te shtroje ky rrugen e nje “Opinioni” Berisha-Rama?! Zoti Frangaj jua beri ftesen publike te dyve, tani na mbetet te presim...! 





Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano