Mirjeta e BB4 i jep fund beqarisë, Marieli nuk i shkon në dasmë

Mirjeta e BB4 ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë. Në datën 9 gusht ishte edhe dita që ish-banorja e cila jeton në Londër kishte planifikuar për këtë ditë të bukur të jetës së saj.

Dasma është bërë në Shkodër dhe në të nuk kanë munguar as ish-banorë të Big Brother, si Toros, Emilio, Ermela etj. Mirjeta kishte ftuar edhe Marielin, me të cilin u lidh gjatë kohës që ishte në këtë shou, po siç duket ai nuk ka preferuar të jetë prezent.

 Mirjeta donte që edhe Marieli të ishte në ditën më të lumtur për të, pavarësisht raportit të tyre dhe historisë që kishin pasur në Big Brother. Djali që i ka rrëmbyer zemrën vajzës simpatike quhet Burim Fejzullahu dhe janë njohur në vendin e punës, ku Burimi është drejtor i përgjithshëm në kompaninë ku punon Mirjeta.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano