Genta Ismajli: Rrihet nga Dj i saj personal

Ka mjaftuar një debat dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli, është rrahur dhe goditur nga Dj i saj personal, Dj. Roni. Sherri ka ndodhur në një koncert në Malishevë, një qytezë e vogël në Kosovë, ku këngëtarja ishte e ftuar të këndonte dhe performonte.

Dëshimtarë të shumtë në vendngjarje konfirmojnë për TH&TH se këngëtarja i ka bërtitur Dj-t të saj dhe ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Nuk e dimë se çfarë masash do të marr këngëtarja, por dëshmitarët thonë se skena që ata kanë parë nuk ka qenë fort e këndshme as për ta, as për vet këngëtaren.

Genta Ismajli ka njoftuar kohët e fundit, në faqen e saj zyrtare në Facebook se do të sjellë një tjetër këngë të re dhe këtë herë ka preferuar të bashkëpunojë me reperin shqiptar, Noizy.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano