Bleona Qereti: I kam gënjyer prindërit, të dashur për herë të parë kur isha 18 vjeçe

Ushtrohu për…”, ky ka qenë pyetësori, të cilit këngëtarja shqiptare Bleona Qereti i është përgjigjur së fundi… Revista “Men’s Ftiness”, e ka përfshirë këtë numër Bleonën tonë sexy, në një prej rubrikave të saj, ku flitet më së shumti për burrat. Siç dihet, Bleona është duke punuar fort andej përtej oqeanit, me synimin për të arritur diçka në “tokën e premtuar”, ama sot s’do të flasim fare për muzikën, sot do të flasim vetëm për meshkujt.


Cilën pjesë të trupit preferoni tek një mashkull?
Sytë dhe duart. Kur një mashkull ka duar të bukura, ka gjithashtu shumë klas. Mendoj që duart tregojnë shumë mbi një mashkull. Po ashtu dhe sytë. Gjithmonë kam menduar për meshkuj me sy blu, ose gri. Nëse një mashkull ka sy blu dhe fytyrë engjëllore, është përherë një hap përpara të tjerëve.
Mashkulli me trupin ideal për mua është…
Në linja dhe tip sportiv.
Preferoj që mashkulli të ketë një fytyrë…
Absolutisht të pastër dhe të rruar. Nëse ka mjekër mua nuk mund të më puthë.
Të gjuash vajzat në palestër është e pranueshme. E vërtetë, apo false?
Mendoj që kjo është në trend tashmë. Madje ka shumë njerëz që nuk shkojnë në palestër për t’u ushtruar, por për të gjetur dikë dhe kjo më bezdis. Për këtë arsye unë kam një trajner privat që më vjen në shtëpi. Banesa ime ka një palestër shumë të mirë dhe ne preferojmë të punojmë aty.
Çdo mashkull duhet patjetër të dijë se si…
Të respektojë një femër dhe ta bëjë shumë mirë këtë.
Një mashkull po e tepron më shumë se ç’duhet kur ai…
Fillon të flasë për makinën apo shtëpinë e tij, se si ka menduar ta ndërtojë shtëpinë e re vitin e ardhshëm e kështu…Në këto raste mendoj me vete: “Mjaft më dhe një foto të asaj që do të mund të jetë e ardhmja jonë, kur akoma nuk ke kaluar as testin e parë, a do arrish dot të zgjasësh më shumë se një darkë!”.
Kur një mashkull nuk është tërheqës, çfarë duhet të bëjë që të mund të tërheqë femrat?
Duhet të jetë super inteligjent dhe të ketë një personalitet të paparë.
Një mashkull që ushtrohet në palestër, është shumë sexy nëse nuk…
Merr steroide dhe nuk bën palestër për një arsye të gabuar (domethënë për të gjuajtur femra)!
Cila është arsyeja për të cilën do e lije të dashurin?
Nëse ai nuk do të më mbështeste emocionalisht dhe nuk do reagonte ndaj gjërave që unë dua të arrij. Unë jam një njeri i tipit “o të gjitha, o asgjë”. Mund të jem kotele e të bëhem tigër brenda pak sekondash.
Prindërit e mi nuk e dinë që unë…
Të dashurin e parë e kam pasur kur isha 18 vjeç. Edhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të mendojnë që të dashurin tim të parë e kam njohur në moshën 21-vjeçare.  Bluetooth

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano