Rikthehet Doshi – 'Kur të shkoj në Kuvend do tregoj si i shërben Rama Metës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, deputeti Tom Doshi, në një prononcim të shkurtër për mediat tha se Rama ka braktisur socialistët dhe se po i shërben vetëm Ilir Metës.
"Asnjë nga akuzat e Prokurorisë nuk ekziston. U bë presion nga Rama dhe Meta që unë të mos isha i lirë. Por nuk kishin çfarë të bënin. Ishin në hall dhe nuk bënë dot një akuzë. Unë jam i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë", ka thënë ai.
"Nuk do shkoj në Kuvend të enjten, do të pres çfarë do bëjë Prokuroria. Kur të shkoj në Kuvend, do mbaj një fjalim ku shqiptarët të marrin vesh të gjithë të vërtetat. Rama nuk ka nevojë, po shiijon pushtetin. Ai ka braktis të gjithë socialistët, po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI-së. Socialistët janë sot të zhgënjyer".

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano