Rama injoron Blushin – ‘Nuk merrem me Blushin, karvani im ecën para’

I fituar në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, Rama e ka shmangur pyetjen mbi pretendimet e Blushit duke kaluar diskutimin në tematika të tjera.
“Unë nuk komentoj komentatorët. Jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte të nxjerra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila pasqyron të dhëna pozitive për ekonominë e vendit”, - iu përgjigj Rama pyetjes mbi pretendimet e Blushit.
Nga ana tjetër ai shtoi se nuk ka ndër mend të merrem me ‘pasime’ komentesh pasi sipas tij, me Blushin janë marrë sot Veliaj, Balla dhe Braçe dhe kaq mjafton për ta mbyllur këtë histori.
Në një përpjekje për të minimizuar impaktin e mesazhit të deputetit Ben Blushi, kryeministri ka zgjedhur heshtjen si mënyrëm më të mirë, për të mos i dhënë më shumë shkas Blushit të flasë mbi politikat e socialistëve.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano