Zbulohet planeti me katër diej


Astronomët kanë zbuluar një planet qiejtë e të cilit janë të ndriçuar nga katër diej të ndryshëm. 

Orbita e tij përbëhet nga dy breza me yje një fenomen mjaft i rrallë ky në astronomi.

Zbulimi është bërë nga disa vullnetarë të cilët kanë përdorur faqen e internetit Planethunters.org së bashku me një ekip nga Britania e Madhe dhe institute nga SHBA-të, ndërsa vëzhgimet janë bërë nga Observatori i Keck.

Planeti, që ndodhet vetëm  5.000 vite-dritë larg, është emërtuar PH1 sipas sajtit Gjuetarët e Planeteve(Planet Hunters).

Ai është menduar të jetë një "gjigant gazi" pak më i madh se sa Neptuni, por më shumë se gjashtë herë se madhësia e Tokës.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano