Policia ndalon vetëdjegien e tretë, Majko Topallit:“Lokja e Parlamentit”


Policia: Gani Aliu, ish-i dënuar, tentoi të ndizte trupin. U lye me benzinë, tentoi të futej në çadra.
Ish-i përndjekuri jo në grevë, Gani Aliaj, neutralizohet nga policia.

Debati në Kuvend për grevën e ish-të përndjekurve:
Berisha: PS t’u japë rrogën grevistëve, Ruçi: S’duan lëmoshë.

Majko fyen Topallin: “Lokja e Parlamentit”. Kryetarja: “Jam krenare që jam nga Shkodra”

Topi: Qeveria të dialogojë me grevistët.

Një tjetër i përndjekur politik tentoi të vetëdigjej me benzinë në afërsi të çadrës ku bëhet greva e urisë, në ditën e 20-të të saj. Ish-i burgosuri politik Gani Aliaj, 58 vjeç, që sipas Policisë nuk ka qenë pjesëmarrës në grevën e urisë në zonën e “Komunës së Parisit”, tentoi t’i vinte flakën vetes mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, pranë çadrave të grevistëve. Aliaj ka shkuar në mbrëmje për të takuar grevistët, por nuk është lejuar që të afrohet pa iu nënshtruar më parë kontrollit për objektet që kishte me vete. Në momentin që policët që ndodhen në shërbim pranë çadrave i kanë kërkuar ta kontrollojnë, ai ka nxjerrë një bidon me benzinë dhe ka spërkatur veten. Më pas ka nxjerrë nga xhepi një çakmak duke tentuar të digjet, që fatmirësisht nuk i është ndezur. Ai është neutralizuar në momentin kur, ashtu siç ishte i lyer me benzinë dhe me çakmak që provonte ta ndizte, po u afrohej çadrave që të futej brenda.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano