NATA GALA: Personazhet VIP në 10-vjetorin e gazetës “Panorama”, fotot

Ka qenë një natë e veçantë ajo e festës së 10-vjetorit të gazetës “Panorama”. Stafi organizues kishte menduar që në këtë festë të bënte bashkë jo vetëm miqtë dhe dashamirësit e kësaj gazete, por sidomos protagonistët e saj, që ju i gjeni vazhdimisht në faqet e saj. Duke filluar nga kreu i shtetit, politikanë të të gjitha kaheve politike dhe biznesmenë të njohur në vend, në këtë festë nuk munguan personazhet e botës së show-bizit, të cilët janë vazhdimisht protagonistë në faqet e suplementit “Panorma plus”. Ata i janë bashkuar gëzimit të festës sonë, paçka se nuk kanë munguar me disa syresh edhe përplasjet për shkak të scoop-it që kanë provokuar për ngjarje të ndryshme, të cilat janë pasqyruar te “Panorama”. Vajzat bukurushe të botës së spektaklit ia kanë shtuar edhe më shumë lezetin festës sonë, duke bërë gjithçka të duket jo vetëm magjepsëse, ashtu siç ishte ajo atmosferë, por edhe shumë sensuale. Ne po ju sjellim një galeri fotografish mbi disa nga këta personazhe, në pamundësi për t’i pasqyruar të gjithë. Natyrisht gjejmë rastin për t’i falënderuar të gjithë që u bënë pjesë e gëzimit tonë.


Redon Makashi, Gentjan Zenelaj, Julian Deda, Pirro çako


Bertina Mehmeti e Arjan Konomi


Gazmend Paja, Ornela Bregu, Kasem Hysenbelliu, Marjana Kondi, Klotilda Harka, Salsano Rapi


Sheila Haxhiraj, fituesja e “X Factor” tashmë ftohet si një personazh VIP, falë çmimit të parë


Eni Koçi


Presidenti i “Panorama Group”, Irfan Hysenbelliu, Rezarta Shkurta, Marina dhe Luana Vjollca, Vita Goge


Redon Makashi, Rozana Radi, Gerta Heta me bashkëshortin

Sharmi i vajzave të “Big Brother”
Nuk mund të mungonin në festën tonë dy nga vajzat që kanë mundur të kapin më shpesh kopertinën e gazetës “Panorama” të ditës së shtunë. Ermela Mezuraj, fituese e “Big Brother 4”, një vajzë shumë e shkathët dhe simpatike, që ka kuriozuar vazhdimisht publikun për jetën e saj, në këtë festë ka ardhur e shoqëruar nga Joti, i dashuri aktual. Ndërsa ka preferuar të vijë e pashoqëruar Françeska, vajza ish-protagoniste e “Big Brother 5”, e cila ra në sy të të ftuarve për bukurinë e saj.



Arjon Muça, Pali Kuke, Ardit Gjebrea


Françeska


Momenti i prerjes së tortës nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ish-presidentët Mejdani, Moisiu dhe Topi. Mbase nuk do kemi më rastin të shohim kreun e shtetit dhe paraardhësit e tij, të gjithë me nga një thikë të madhe në dorë. Falë Zotit, po bëheshin gati thjesht për të prerë tortën e festës së 10-vjetorit të gazetës “Panorama” nën një atmosferë magjike


Kryetari i LSI, Ilir Meta, nuk ka preferuar të lëvizë shumë gjatë darkës, për t’u takuar me të njohurit e tij. Gjatë gjithë kohës ai ka shkëmbyer dialogë me zë të ulët me ministrin e sapozgjedhur të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili iu bashkua LSI pak muaj më parë


Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano