Fatos Klosi: Ne 1998 përgjuam Sali Berishën!

Fatos Klosi, shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror pas viteve ’97, dëshmon per here te pare, se si eshte pergjuar lideri i opozites se kohes, Sali Berisha. Kjo ndodhi menjehere pas sulmit ndaj Kryeministrisë në 1998 dhe pas varrimit të Azem Hajdarit. Fatos Klosi tregon per numrin e radhes se revistes JAVA, se pergjimi nga SHISH u be me një urdhër gjykate dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”. Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë)”. Klosi dëshmon se nga telefoni i zyres se Berishës ne seline e PD, është biseduar, sipas përgjimit, edhe për të gjetur 300-400 burra të armatosur kundër qeverisë së komunistave të Tiranës. Në lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që spiunojnë për llogari të shteteve të huaja, Klosi pohon i sigurt: “Po, ka! Por çfarë rëndësie ka kjo? Situata është shumë herë më e rëndë se kaq! Sipas ish-shefit te SHISH, mes atyre qe jane japin informata te rëndësishme jane ministra, te varur nga pasionet personale, apo ekonomike. Ky është rregull, për të tërë krahët politikë, dëshmon Fatos Klosi.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano