Eduart Shalsi i thotë lamtumirë beqarisë, mbrëmje madhështore tek “Rogner” (FOTO)

Eduart Shalsi i ka dhënë fund beqarisë këtë të shtunë. Dita e veçantë ka mbledhur miq, kolegë por edhe deputetë të tij në “Hotel Rogner”. Me një arredim fantastik, Shalsi dhe Era kanë shkëmbyer unazat dhe puthjen e zjarrtë. Në këto foto Shalsi duket shumë i lumtur. Emocionet e kësaj dite të veçantë e kanë shoqëruar atë gjatë gjithë mbrëmjes në trokitje gotash dhe urime nga të pranishmit. Në këtë koktejl kanë qenë të ftuar edhe miq të ‘mbretëreshës’ së mbrëmjes, Eranda Licit, e cila është pedagoge e arkitekturës në një universitet privat. Veç kësaj darke të shtruar në  “Hotel Rogner”, sot tek “Piaca” do të jetë ceremonia tjetër me miq të tjerë të Eduardit, të cilët kanë ardhur nga jashtë shtetit për këtë ditë të veçantë të mikut të tyre. Çifti i ri është njohur në Bashki gjatë kohës që Eranda ka qenë aty si arkitekte për një projekt. Puna por edhe shijet e përbashkëta duket se i kanë bashkuar ata përjetë. Ndërkohë dasmën dhe organizimin e saj të sapomartuarit ia kanë besuar “Geraldina Sposa”-s.




Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano