Dëshmia e vrasësit 80-vjeçar: Aishes i preva kokën pasi i bëra testin e shtatzënisë


Fillimisht ka qenë babai i viktimës ai që ka orientuar policinë drejt të dyshuarit 80-vjeçar, i cili dyshohet për masakrimin e 18-vjeçares Ajshe Vata, nisur kjo edhe nga një histori e mëparshme abuzimi prej Shaban Norjas.Ndërkohë më vonë ka qenë analiza e ADN-së që ka dhënë përgjigjen përfundimtare për autorësinë e krimit, sipas policisë. Analiza është kryer në kohë rekord dhe përgjigjet e saj kanë drejtuar policinë drejt Norjas si baba i fetusit që mbante 18-vjeçarja, ndërsa kanë përcaktuar se ai ishte edhe profili gjenetik i vrasësit.

Sipas policisë, kjo e dyta është zbuluar pas pështymës, një fije floku dhe shenjave të duarve të gjetura në gjoksin e viktimës, të cilat kanë përcaktuar se 80-vjeçari ka qenë me të edhe natën e krimit. Sipas policisë, edhe pse që në fillim kishin ngritur dyshime të forta se vrasja ishte kryer nga i moshuari, ata nuk kanë pasur prova të mjaftueshme për ta arrestuar atë.

Policia tha se kur është pyetur për dyshime ka qenë babai i vajzës që ka vënë gishtin te 80-vjeçari, i cili kishte një histori abuzimi me një nga vajzat e tjera të familjes së tij dhe që është parë prej tij si një person që mund të kishte kryer aktin. Sipas policisë, Norja jetonte fare pranë shtëpisë së viktimës dhe kishte pasur më herët marrëdhënie me familjen të cilës i kishte shitur tokën kur kishin ardhur në Durrës, por ka përdorur këtë status për të abuzuar. Policia tha se menjëherë pas ngritjes së dyshimeve nga babai, Norja është përfshirë në listën e 41 personave të cilëve u është marrë ADN-ja, analizat për këtë të fundit duket se janë kryer ndër të parat, duke pasur parasysh edhe dyshimet që kishte mbi 80-vjeçarin, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që pas konfirmimit të profilit gjenetik policia ka ushtruar kontroll në godinën ku ishte kryer takimi i fundit i tij me vajzën dhe ka gjetur aty rrobat e saj dhe rrobat e burrit me shenjat e gjakut të vajzës si dhe thikën e pistoletën me të cilën ishte kryer krimi. I marrë në pyetje pas zbulimit të këtyre provave, 80-vjeçari ka pranuar krimin dhe i shoqëruar nga dy makina policie i ka çuar ata në vendin ku kishte hedhur kokën rreth 150 metra nga vendi ku u gjet më parë trupi i vajzës. Falë dëshmive, policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa ka mësuar se ai ka thirrur nëpërmjet telefonit Ajshen. Policia tha se ka gjetur mesazhet dhe thirrjet telefonike të tij ndaj vajzës në telefonin e 80-vjeçarit, ndërsa në celularin e vajzës këto ishin fshirë dhe aty ndodhej vetëm numri i të arrestuarit.Norja akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, duke marrë parasysh masakrimin e trupit dhe faktin që viktima ishte shtatzënë

Shaban Norja rrëfen në polici se herën e parë kur ajo ishte 13 vjeç e ka përdhunuar vajzën, ndërsa më pas ajo i ka “shkuar vetë”. “I thashë nxirre fëmijën, por ajo nuk pranoi”.

 Është i qetë dhe i ftohtë dhe para hetuesve nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të pendesës. Shaban Norja, 80 vjeç, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, e cila ishte tremuajshe shtatzënë me fëmijën e tij, ka pranuar krimin para agjentëve të policisë dhe madje ka zgjeruar ato që ata tashmë i dinin prej ekspertizave, duke u përmendur emrat e grave në atë zonë me të cilat kishte shkuar. Në dy dëshmi  i moshuari “mostër” ka shpjeguar fillimisht lidhjen me vajzën dhe më pas edhe motivet e krimit. “Duket si aktor. Ishte mjaft i aftë dhe skenarët që na ka thënë janë afër të pabesueshmes”, thonë punonjës në policinë e Durrësit.

Norja ka qenë ndër personat që janë shoqëruar të parët për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burri me precedentë penal e që dukej se ishte identifikuar si i dyshuar për shkak të sjelljes së tij prej të forti dhe historive të mëhershme me gratë, është ulur para hetuesve që ditën e ngjarjes së rëndë dhe me qetësi ka mohuar krimin, por ka pranuar lidhjen me vajzën, madje edhe faktin që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. “Shkoja shumë mirë me të, madje unë i mbushja telefonin, i bëja dhurata i jepja para për të blerë rroba”, ka deklaruar ai para inspektorëve. Ai ka thënë se kishte filluar historinë në kohën kur vajza ishte e mitur.

“Po, unë e kam pasur marrëdhënie me Aishen që kur ajo ishte 13 vjeçe”, ka rrëfyer ai, duke shtuar se herën e parë ai e ka përdhunuar vajzën. “Fillimisht e kërcënova me armë, e kapa me dhunë. Pastaj ajo vinte vetë”, ka rrëfyer burri që akuzohet për vrasjen makabre.

Ai ka rrëfyer se takimet me vajzën i kryente në një apartament në lagjen 8 të Durrësit, pak metra nga Medreseja ku ajo kryente studimet, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë kohën që ajo ndodhej në shkollë. Burri që nuk ka pasur problem të tregojë para policisë se ka pasur marrëdhënie edhe me gra të tjera në fshat, ka thënë se vrasjen e ka kryer kur ka mësuar për shtatzëninë dhe vajza s’ka pranuar ta hiqte fëmijë. “Aisheja erdhi dhe më tha që ishte shtatzënë, nuk e besova, bleva diku në një farmaci një nga ato testet dhe ashtu ishte”, ka rrëfyer ai në procesverbalin e policisë, ndërsa ka shpjeguar se është grindur me vajzën pasi i ka kërkuar që të hiqte fëmijën, por ajo nuk ka dashur. Ai ka thënë se ka lënë një takim me 18-vjeçaren në vendin ku takoheshin gjithmonë. Një dhomë në hyrje të rrugicës pranë shtëpisë së saj, ku janë gjetur edhe rrobat e saj dhe të tij. Ai ka thënë para policisë se vajza kishte kërkuar që ta vriste, duke thënë se nuk do e hiqte fëmijën, madje ai thotë se ka qenë viktima ajo që ka kërkuar t’i priste kokën, në mënyrë që njerëzit të mos e njihnin. “Ashtu bëra, e qëllova me pistoletë në kokë dhe pastaj preva dhe ia flaka kokën”, ka rrëfyer 80-vjeçari. Ai ka dhënë para policisë informacione për vendin ku kishte hedhur kokën dhe i shoqëruar nga dy makina policia i ka shoqëruar ata pas në vendin e krimit.

 Facebook i Ajshe Vata më 5 tetor: Gjerdani më i bukur krahët e fëmijës

 Shenjat për dramën që po i ndodhte 18-vjeçarja i ka shfaqur në profilin e saj në Facebook, në pjesën publike të tij. Dy apo tre mesazhet që ajo ka ndarë me të tjerët kishin lidhje me martesën dhe mëmësinë. Në një nga mesazhet Ajshe Vata shkruan se “gjerdani më i bukur për nënën janë krahët e fëmijës rreth qafës së saj”, mesazhi është publikuar më 5 tetor, ndërsa edhe më herët ajo kishte ndarë mesazhe që kishin lidhje me gjendjen e saj. Vata duket se kishte mësuar për fëmijën dhe nuk donte ta hiqte atë.

80-vjeçari, 4 vjet abuzim me viktimën e tij

Historia e Ajshe Vatës duket se fillon me një abuzim të ndodhur në kohën kur ajo ende ishte në 9-vjeçare. Burri që e vrau atë ka pohuar në polici se fillimisht e ka përdhunuar vajzën 13-vjeçe, duke e kërcënuar atë me pistoletë dhe më pas ka pasur një lidhje me të, sipas tij, edhe me dëshirën e saj. Sipas burimeve nga policia, i dyshuari shfrytëzonte faktin e frekuentimit të shkollës nga vajza për ta takuar atë në orë të ndryshme të ditës, madje për të bërë më të lehta takimet ai kishte marrë me qira një apartament në një lagje pranë shkollës së mesme të vajzës. Banorë të zonës i kanë thënë policisë se e kishin parë para se të ndodhte ngjarja burrin i cili hynte dhe dilte në apartamentin e marrë me qira, me vajzën. Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë edhe pse ende nuk ka informacion, Norja mund të ketë edhe histori të abuzimit me femra të tjera. Ai ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me disa nga gratë në fshat, duke pohuar se i afroheshin vetë, por sipas policisë dyshimet se ai mund të ketë përdorur armën për këtë janë të mëdha.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano