Berisha mbush 68 vjeç: 1 nga 3 dëshirat e mia, vitin tjetër mandat qeverisës


Kryeministri Sali Berisha ka falënderuar sot deputetët e Partisë Demokratike në grupin parlamentar të PD për urimet që mori në këtë përvjetor të 68-të të jetës.
I emocionuar, Berisha tha se nuk mund t'i fshehë dëshirat që shprehu pak para se të kalonte dhe një vit i jetës së tij.
“Sado gjithçka është në dritë, prapë në një vegim vjen dhe misteri, del dhe misteri. Unë do tu rrëfej ju, se momentin e misterit u pyeta, të shpreh 3 dëshira. 2 i pata në gojë, çfarë kërkova unë? 2 gjysma të tjera të viteve dhe mandateve. E treta, më pyeti? I thashë, ma lejo për vitin tjetër dhe u pranua”.

Dhe më pas duke iu drejtuar deputetes Mesila Doda, Kryeministri shtoi, “Pra Mesila nuk besoj se isha shumë lakmitar në kërkesat e mia, thjesht 2 gjysmat që më kanë mbetur. Dhe kjo është e vërtetë, vitet prapa, ne përpjetë”.

Kryeministri theksoi se dita e ditëlindjes filloi me ogur të bardhë.
“Pata kënaqësinë ta filloj me ditën e konfrencës, me një 'whats up' nga Sara, mbesa ime. Urimi i parë ky. Urimi vijoi me gratë biznesmene në konferencë dhe këtë e konsiderova si një ogur shumë të bardhë”.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano