Zbulohet bashkëjetesa e Çiljeta Xhilagës me amerikano-latinin


Çiljeta Xhilaga është duke jetuar këto kohë një histori të re dashurie. Këngëtarja seksi, e cila së fundmi i është përkushtuar maksimalisht një sipërmarrjeje private, mësohet se ka nisur bashkëjetesën me një biznesmen të huaj. Origjina e djalit nga sa mësuam është amerikano-latine, por vendbanimi i tij është Franca. Djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes shqiptare, mendohet të ketë ardhur në Shqipëri për një investim privat, por nuk dihet asgjë më shumë rreth karakterit që ka pasur. Profesioni i tij në fakt është arkitektura, por prej vitesh merret edhe me biznes. Këngëtarja është njohur me të nga miq të përbashkët, ndërsa me kalimin e kohës ajo që nisi si shoqëri është kthyer në një dashuri të flaktë, aq sa për të Çiljeta ka lënë edhe shtëpinë e prindërve ku jetonte deri pak muaj më parë, duke u zhvendosur në një apartament luksoz në qendër të Tiranës, përkrah të dashurit të zemrës. Vetë Çiljeta e ka ruajtur shumë këtë pjesë të jetës së saj, por miqtë e ngushtë kanë qenë ata që e kanë dekonspiruar lajmin këtë herë.
VERA E ÇILIT 
Megjithëse butiku që ka hapur në rrugën “Myslym Shyri” ka qenë ai që i ka marrë kohën dhe investimin më të madh, këngëtarja nuk ka lënë kurrsesi pas dore dhe koncertet, që kanë qenë edhe këtë vit si çdo verë, të shumtë në numër. Duke qenë se epiqendra e këtyre mbrëmjeve ka qenë Jugu, Çili i ka shfrytëzuar paraditet për të bërë plazh. Këngëtarja nuk ka sjellë këtë verë asnjë krijim të ri muzikor, por flitet se shumë shpejt do të ketë të reja nga jeta e saj artistike.
 Ndarja nga Aleksi 
Fundi i vitit 201 1, e gjeti këngëtaren Xhilaga singëll, pas një lidhjeje 1vjeçare me Aleksandrin, historia me të cilin u përfol gjatë në media. Vetë
këngëtarja nuk bëri asnjë deklaratë lidhur me këtë ndarje, madje në atë kohë ajo potencoi se jeta e saj private nuk do të bëhej më publike dhe në fakt, deri tani Çiljeta nuk ka thënë asgjë lidhur me këtë pjesë.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano