S’ka Facebook për kinezët!


Edhe përkundër faktit se Kina është tregu më i madh i një vendi të vetëm, Facebook nuk e ka ndërmend të depërtojë në të.

Jayne Leung, drejtor i Facebook-ut për Azinë Veriore gjatë ngjarjes së njohur si “Social Media Matters” ka zbuluar  se rrjeti social nuk e ka ndërmend të lansohet në Kinë, raporton “The Next Web”.

Për një kohë të gjatë ka pasur shumë thashetheme të cilat thonin se Facebook do të hyjë në tregun kinez, pasi Facebook kishte regjistruar domenin Facebook.cn, ndërsa këto spekulime u rritën edhe më shumë kur themeluesi i faqes, Mark Zuckerberg vizitoi Kinën për pushime.

Natyrisht se Kina paraqet një potencial të mirë për zgjerimin e Facebook, pasi që shteti më i madh aziatik sot ka më shumë se 500 milionë përdorues të internetit, ndërsa rrjeti social është afër për t’i bërë 1 miliard përdorues.

Megjithatë, çdo plan i Facebook është komplikuar edhe më shumë pasi që autoritetet kineze kishin bllokuar qasjen në rrjetin më të madh social në vitin 2008.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano