PS, takim me tregtarët: Do heqim taksën e biznesit të vogël

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj dhe sekretari për programin në PS, Ilir Beqja në takimet e zhvilluar me tregtarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël, kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë premtuar se me ardhjen në pushtet, PS do të heqë taksën e biznesit të vogël.

Deputeti Xhafaj, në një prononcim për mediat u shpreh se situata e vështirë e tregtarëve të vegjël, është një thirrje që një orë e më parë, kjo qeveri duhet të iki.

“Tregtarët folën për taksat, për litarin që po u shtrëngohet atyre çdo ditë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, nga Bashkia e Tiranës dhe nga organet qendrore. E dëgjuat atë zonjën që tha se kishte jo një, por 3-4 fletore. Ato janë fletoret e varfërisë dhe nga ana tjetër janë një thirrje për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhen njerëzit, për paaftësinë e madhe paguese, për sistemin fiskal që në vend t’i lehtësojë i rëndon, por njëkohësisht janë dhe një thirrje që një orë e më parë kjo qeveri , e cila ka konsumuar çdo gjë dhe është duke bërë vetëm një punë, se si të vjedhë dhe se si ta rrjep popullin, duhet të iki një orë e më parë”, u shpreh Xhafaj.

Gjatë këtij takimi, tregtarët kanë deklaruar se taksat jo vetëm që janë dyfishuar, por ata nënvizojnë se paguajnë taksa edhe për mallin që u japin veresie njerëzve në nevojë.

Në bashkëbisedim me ta, Ilir Beqaj ka garantuar për ndryshimin që do të bëjë Partia Socialiste me të ardhur në pushtet, kryesisht me heqjen e taksës së biznesit të vogël.

“U premtua në vitin 2005 që do përgjysmohej. U përgjysmua në fillim, pastaj u futën dy taksa të tjera, u shtua dhe tatim-fitimi për biznesin e vogël, edhe u ul pragu i TVSH dhe sot ju paguani më shumë se sa paguan biznesi i madh. Por, ne taksën e biznesit të vogël do ta bëjmë zero”, u shpreh ai.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano