Politikania Spanjolle me VIDEO porno: S’kam bërë gjë të keqe



Spanjollja Olvido Hormigos është 41 vjeç, e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe mund të thuhet me plot gojën se është tërheqëse. Ajo është mësuar me jetën publike pasi është politikane vendore, por kësaj radhe e njohin më shumë njerëz nga sa e kishte imagjinuar. Bukuroshja me flokë të gjata bionde është bërë e njohur pasi në internet ka nisur të qarkullojë një video porno e saj.

Ajo e ka regjistruar vetë videon, me një celular, mesa duket për përdorim krejt privat.

Por ende nuk është e qartë se si ka përfunduar video në internet. Ajo thotë se celularin nuk ia ka vjedhur kush. Megjithatë brenda pak orësh shumë njerëz e kishin parë videon. Sidomos banorët e zonës ku banon. Rrugës për në këshillin komunal, njerëzit e shanin duke e quajtur kurvë apo lavire. Pasi i erdhi në majë të hundës, ajo dha dorëheqjen nga posti.

“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk i kam shkaktuar dëm askujt. Madje unë jam viktima në këtë rast. Tani vetëm po shpresoj që kjo çështje të harrohet sa më shpejt të jetë e mundur,” thotë ajo.

Për këtë rast kanë nisur hetimet. Dyshohet se një futbollit i rrethit të ngushtë të saj e ka nxjerrë videon në qarkullim.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano