Përballja me Zvicrën, Shqipëria me 4-4-1-1


Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pritet që ta nisë ndeshjen e sotme me një sulmues dhe me shumë mundësi ai do të jetë Erjon Bogdani, autori i golit të mrekullueshëm në sfidën me Qipron.

Fakti që kombëtarja zvicerane është një skuadër më superiore se e jona duket se e ka detyruar trajnerin tonë të nxjerrë në fushë një formacion me një mesfushë të blinduar. Italiani kërkon që nëpërmjet repartit të mesfushës të thyejë çdo tentative të zviceranëve për sulm.

Pritet që në portë të jetë sërish portieri i Palermos, Samir Ujkani. Mbrojtja nuk do të preket dhe do të jenë sërish ata 4 futbollistë që luajtën kundër Qipros: Dallku, Cana, Mavraj dhe Lila.

Në mesfushë, përkrah Bulkut, Vilës dhe Kukelit pritet të rikthehet Ansi Agolli. Ndërkohë Meha do të jetë një sulmues i fshehtë përkrah Erjon Bogdanit.

Sfida e dytë e jona, ajo përballë Zvicrës, do të ketë një transmetim maratonë, pasi gazetarët e Supersport do të nisin me një emision special që në orën 18:00 direkt nga stadiumi Swisspor Arena deri në orën 20:30, moment kur do të startojë sfida.Per te gjithe ju qe nuk keni mundesi ta ndiqni takimin ne ekran, www.top-channel.tv do te komentoje 'live' minute pas minute perballjen e kuqezinjve me kombetaren zvicerane. Na ndiqni!

De Biasi: Duam pikë ndaj Zvicrës

Skuadra jonë kombëtare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit E të eliminatoreve të Botërorit 2014 me Zvicrën. Pas fitores me Qipron 3-1 në Tiranë skuadra e De Biasi do të kërkojë të marrë pikë edhe në Luzernë ndaj skuadrës zvicerane, që shihet si favoritja në këtë përballje.

Në një intervistë për mediat e huaja, trajneri italian foli për këtë përballje sigurisht pasi analizoi disi edhe ndeshjet e para.

'E dinim që do ta kishim të vështirë ndeshjen me Qipron, por në fund arritëm të fitonim-tha De Biasi në intervistën e tij.- Ndeshja me Zvicrën është krejtësisht ndryshe. Zvicra vjen pas fitores me Slloveninë që është një ekip më i fortë se Qipro. Për mua Zvicra, Sllovenia dhe Norvegjia jane ato qe pretendojnë kualifikimin per ne Boteror. Për Shqipërinë renditja në vendin e katërt në grup është rezultat shumë i mirë'.

De Biasi nuk e la jashtë vëmendjes faktin që në përfaqësuesen zvicerane luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare.

'Shumë futbollistë shqiptarë luajnë për skuadra të federatave të tjera dhe kjo është dicka për të cilën më vjen keq-vijoi De Biasi-gjithsesi ka ende futbollistë shqiptarë të talentuar që janë nëpër botë dhe që kanë një interes për skuadrën kombëtare'

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano