Libi, vritet ambasadori amerikan


Ambasadori amerikan në Libi dhe tre zyrtarë të ambasadës u vranë të mërkurën në një sulm me raketë në Bengazi, bëjnë të ditur zyrtarë vendas.

Vdekja e ambasadorit Christopher Stevens, u raportua nga Reuters, pas konfirmimit zyrtar nga Libia.

"Ambasadori amerikan dhe tre anëtarë të stafit mbetën të vrarë pas një sulmi me raketë. Ata po udhëtonin drejt Bengazit, pasi protestuesit sulmuan konsullatën amerikane në këtë zonë, për shkak të filmit amerikan, që ata e konsiderojnë si blasfemi ndaj Profetit Muhamed", thanë burimet.

Presidenti amerikan Barak Barak denon ashpër sulmin në Bengazi që shkaktoi vdekjen e ambasadorit Stevens.

Kufomat e viktimave janë transferuar në aeroportin ndërkombëtar të Bengazit. Prej aty do të transportohen në Tripoli dhe më pas në bazën amerikane të Gjermanisë.

Ne Bengazi duke nisur prej te martes, pati protesta te dhunshme kundër një filmi të konsideruar ofendues ndaj profetit Muhamed.

Persona te armatosur sulmuan ndertesen me granata perpara se t`i vinin zjarrin. Forcat e sigurise iu pergjigjen zjarrit, por ata ishin te pakte ne numer perballe turmes se egersuar te njerezve. Skena te ngjashme pati edhe perpara ambasades amerikane ne kryeqytetin egjiptjan, Kajro.

"Dikush, - thuhet aty, - eshte perpjekur ta justifikoje kete sjellje te mbrapshte si kunderpergjigje ndaj materialeve nxitese te postuara ne internet. Shtetet e Bashkuara denojne çdo perpjekje te qellimshme per te denigruar besimin e te tjereve. Por lermeni te jem e qarte,- vazhdon deklarata, - asnjehere nuk ka justifikim per akte te tilla dhune."

Disa raporte tregojne se pas sulmit qendron nje grup paraushtarak i njohur si brigada Ansar al-Sharia, por anetaret e saj i mohojne keto pretendime. Ne Libi, shume njerez jane ende te armatosur pas konfliktit te vitit te kaluar, qe çoi ne permbysjen e kolonel Gaddafit. Filmi qe nxiti protestat thuhet te jete prodhuar nga nje qytetar amerikan Sam Bacile, 52 vjeç nga Kalifornia, e eshte promovuar nga nje kopt egjiptjan qe jeton jashte kufijve. Te dy burrat kane pikepamje te forta anti-islamike. mendohet se filmi rreth profetit Muhamed u financua nga anëtarët e grupit të mërgimtarëve kopt të krishterë të Egjiptit.Protestat përkuan me 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano