Kuqezinjte e Shqiperise zhgenjejne, fitojne shqiptaret e Zvicres


Dy gabime ne mbrojtje i kushtoi humbjen e pare kuqezinjve ne eliminatoret, Brazil 2014. Kombetarja nuk i eshte pergjigjur entuziazmit te jashtezakonshem te tifozeve kuqezi, te cilet e kishin veshur me simbolet kuqezi. Edhe pse ne Lucerne kuqezinjte kishin mbeshtetjen e fuqishme te tifozeve, zhgenjyen doke mos dhuruar emocionet e pritshme. Mrekullia e premtuar, Zvicra, ngjitet ne krye te grupit me pike te plota, ndersa Qipro, ndaj te ciles fituam me 7 shtator, na ka barazuar me pike. Norvegjia fiton ndeshjen e pare dhe ngjitet gjithashtu ne kuoten e tre pikeve. Trajneri Xhani De Biazi ne ndeshjen e djeshme kishte aktivizuar ne sulm vetem Bogdanin, ndersa aktivizimi i Agollit ishte surpriza e radhes. Meha dhe Bulku, me ane te goditje standarde, krijojne rrezikun e pare ne porten zvicerane. Por nje futbollist me origjine shqiptare, i cili aktivizohet me ekipin e Bajernit te Mynihut, Xherdan Shaqiri, ne mesin e pjeses se pare te ndeshjes zhbllokoi rezultatin ne favor te skuadres helvete. Shaqiri çan mbrojtjen kuqezi, ku as Cana dhe as Mavraj nuk e ndalon dot, dhe perballe Ujkanit e dergon topin ne rrjete. Zvicra e mbyll pjesen e pare te ndeshjes, me pak raste per shenim. Ne pjesen e dyte, trajneri De Biazi aktivizon ne sulm Çanin ne vend te Bogdanit, si dhe Roshin ne vend te Viles. Dy zevendesimet e italianit nuk japin efektin e duhur. Ne 68’ nje tjeter gabim ne mbrojtje i Dallkut. Gjyqtari rumun Hategan jep 11-metersh ne favor te Zvicres dhe kapiteni Inler shenon golin e sigurise. Shqiperia duket shume larg formes se kerkuar per te bere ndonje mrekulli te mundshme. Ne fund ka disa minuta per Hyken. Nje goditje e fuqishme e Lorik Canes ve ne veshtiresi 10 minuta para mbylljes portierin Benalio, por pret ky i fundit. Kombetarja dorezohet ne momentet e fundit. Zvicra nuk dominoi ne loje, gjithsesi meritoi fitoren. Skuadra e Hitcfeld pas kesaj fitoreje blindon kreun e Grupit E. Shaqiri, Behrami dhe Xhaka bene diference ne fushe per Zvicren dhe me nje kombetare tjeter. Shqiperia, ndonese kerkoi qe te hakmerrej, ndaj zgjedhjes se tyre, duhet te prese ndeshjen e kthimit ne Tirane, per te vene ne baraspeshe gjithçka.

Shaqiri ben diferencen ne fushe

Xherdan Shaqiri, autori i golit te pare per ekipin e Zvicres, mbante ne kepucet e tij tre simbole, flamurin e Zvicres, ate te Shqiperise dhe te Kosoves. Shaqiri, Xhaka dhe Behrami nuk e kenduan himnin e Zvicres, sikurse as ate kuqezi. Te gjithe lojtaret e Shqiperise kenduan himnin, ndersa ne momentin e golit, Shaqiri festoi bashke me shoket, ashtu siç kishte paralajmeruar para ndeshjes.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano