Inis Gjoni, pamjet e para publike me vajzën Coco Antonela

Ish-showgirl Inis Gjoni dhe vajza e saj Coco Antonela janë shfaqur për herë të parë në publik, me një dalje këtë të diel në televizion. E ftuar në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Inis Gjoni, që njihet si ndër femrat showgirl të para në Shqipëri, ka qëndruar në transmetim direkt së bashku me vajzën e saj Coco Antonela.

Vogëlushja ka qëndruar në emision duke iu gëzuar madje dhe duartrokitjeve të shpeshta që ajo, ndonëse ende e vogël, i kushtonte vëmendje sa herë që i dëgjonte.

Në bisedën me drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebera, Inisi pohoi se që nga ardhja në jetë e vogëlushes së saj, ia ka përkushtuar gjithë kohën e ditës duke i qëndruar pranë në çdo moment.

“Nuk mund të rri as edhe një çast larg saj dhe kam vendosur që të shijoj këto kohë të lumtura”, - u shpreh Inisi, duke premtuar ama se do të jetë e pranishme për publikun, me pasionin e saj, regjinë dhe me daljet mediatike.

Ndonëse emisioni i përjavshëm për momentin është ndërprerë, Inisi premtoi rikthimin sërish. Edhe pse siç tha vetë ajo, “gjëja që më pëlqen më shumë të bëj, është puna pas kuintave”. Inisi tha se vjen në skenën e teatrit, brenda muajit tetor, me një pjesë teatrale, puna për të cilën është drejt fundit.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano