Braçe hedh poshtë akuzat e MM: Korrupsioni nuk është sekret shtetëror


Tregëtia e armëve ka qenë kryefjalë edhe këtë të dielë në akuzat dhe kundërakuzat e PS dhe institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes ndaj njëra- tjetrës. Në një dalje për mediat deputeti i PS, Erjon Braçe ka hedhur poshtë akuzat e MM për bërje publike nga ana e tij dokumente të klasifikuara si sekret shtetëror. Këtë fakt ai e ka konkretizuar duke shpalosur një nga një listën e dokumenteve të publikuara gjatë këtyre ditëve, ku sipas tij asnjë prej tyre në ekstremitetet e autorizimit nuk përmban asnjë sigël sekret shtetëror.


Më tej Brace vuri theksin se shumica e dokumenteve janë marrëdhënie tregtare dhe si të tilla duhet të jenë të aksesueshme për cdo qytetar. Varrosja e tyre sipas tij është e qëllimshme nga ana e MM, pasi përmbajnë shkelje ligjore.


“Këto dokumenta janë tregtarë dhe duhet të jenë të aksesueshëm për cdo qytetar, janë ruajtur dhe fshehur qëllimisht. Rrëzoj me neveri shprehjen e Ministrit të MM se unë po shpif në drejtim të kësaj Ministrie, dokumentat nuk mund të jenë shpifje, korrupsioni nuk është sekret shtetëror” tha ai.


Ndërkaq deputeti Braçe hodhi edhe sot akuza të forta në drejtim të ministrit, Arben Imami, për të cilin tha se me shitjet që ka bërë, në rast se dokumentet zyrtare tregojnë të vërtetën, ministria ka armatosur vendin fqinjë Malin e Zi, me dy predha për çdo familje, çfarë sipas tij përbën kërcënim të sigurisë kombëtare.


Rasti tjetër tha Braçe është se, nëse dokumentat zyrtare nuk thonë të vërtetën, pra Mali i Zi nuk është vendi i fundit i përdorimit të këtyre armatimeve, atëherë këtu shtrohet një pyetje shumë e rëndë. Ku ka shkuar gjithë armatimi?


Kompanitë serbë dhe marrëdhënia me Ministrinë tonë të Mbrojtjes janë sjellë sërish në vëmendje nga deputeti socialist. Edhe sot ai tregoi një dokument i cili sipas tij tregon qartë, marrëdhënien monopolistike brenda ministrisë së Mbrojtjes në tregtinë e armëve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve të tjera ushtarake.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano