Aktoret 'bad girls'..seks, drogë, alkool..



Me botën e Disney nuk bëhet shaka, të jep një popullaritet shumë të madh, por në këmbim kërkon dlirësi dhe nuk pranon të ketë në pankinë sex symbol. Selena Gomez, ylli i "Magjistarëve të Waverly", zë vendin e Miley Cyrus tek Hannah Montana, pasi kjo bëri fotot e guximshme. Njëzetvjeçarja nga Teksasi me prejardhje meksikane, e fejuar me këngëtarin Justin Bieber (i cili mund të mbërrijë sot në Festivalin e Filmit në Venecia mbi tapetin e kuq), e di mirë se në fakt me filmin "Spring Breakers" nuk deshi të rrezikojë shumë.
Dhe tashmë projektet e saj të ardhshme janë komedi familjare në stil të pastër Disney Movie.
Filmi i regjisorit Harmony Korine - sot në garë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku gjenden të pranishme të katër aktoret - tregon për një grup vajzash të një kolegji provincial, që ëndërrojnë pushime pranverore në Majami, ditë e ditë të tëra shfrenimesh me drogëra të të gjitha tipeve, seks në plazh me kë t’u dalë përpara dhe alkool e duhan. Nisen të katërta, vihen në telashe më pas nga një rrëmbim dhe njohja me një gangster rapper të bardhë - James Franco – por njëra nga ato, Gomez sigurisht, braktis grupin dhe kthehet në shtëpi. "Të punosh për Disney e merr menjëherë një etiketë – ka thënë Gomez, e cila është paraqitur në konferencën e shtypit me veshje mbrëmjeje, tyl të zi, me punime të arta – të jep popullaritet dhe fansa shumë të rinj, për të cilët do të bëja gjithçka. Por kjo ofertë e Harmony Korine është një mundësi për t’u rritur dhe për mua ishte e drejtë ta bëja edhe me koston e trullosjes së fansave. Ky film – ka shpjeguar ajo – është më shumë për mua se për ata". Nuk ka diçka shokuese: shihet me bikini, të tymosë marijuana, por krahasuar me atë çfarë bëjnë shoqet e saj ‘bad girls’ me armë, kokainë, dollarët që puthin të eksituara, kjo është asgjë.

"M’u propozua roli i njërës prej tyre, ka pohuar për ANSA-n, u mendova, por pastaj thashë jo, mendova se nuk isha gati në këtë çast të jetës dhe karrierës, mund të kishte qenë shumë e rrezikshme.". Suksesi si aktore kinemaje nuk është edhe aq kohëgjatë. Vanessa Hudgens, 24 vjeç, ish-ylli i HSM, të cilës iu desh t’i kërkojë falje fansave për një foto nudo, tek "Spring Breakers" vret pa mëshirë, vazhdimisht me bikini, bën çdolloj gjëje. Roli i ardhshëm do të jetë ai i një prostitute në trillerin "The Frozen Ground" me Nicholas Cage. "Kopja e Korine më ka entuziazmuar – ka thënë Hudgens, me veshje bardh e zi – pasi është një vizion i ri mbi kolegjin amerikan".

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano