Mesi i dehur, mezi mbahet në këmbë


Ja një Lionel Mesi siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Pas ‘dehjes’ nga fitoret e njëpasnjëshme të sezonit të suksesshëm futbollistik të këtij viti, talenti argjentinas i ka lejuar vetës, së bashku me shokët e skuadrës së tij të Barcelonës, ca gota më tepër alkool duke u argëtuar në një lokal në Gothenburg.

Në fund të mbrëmjes, duke dalë nga lokali, fotografët kanë kapur numrin 1 në botën e futbollit totalisht të dehur, aq sa mezi qëndronte në këmbë. Ishte shoku i tij i skuadrës, Xavi, që e shoqëronte duke e mbajtur për krahu në mënyrë që të mos rrëzohej përtokë, ndërsa ‘Pleshti’, me pamje aspak triumfuese, siç i ndodh zakonisht në fushën e lojës, mbante vështrimin poshtë dhe ishte gati i përgjumur.

Çdo përpjekje e shoqëruesve të Mesit për të shmangur zhurmën mediatike përfundoi pa sukses, pasi fotoja e famshme me Mesin ‘tapë’, shumë shpejt bëri xhiron e botës.
 (gazeta-Shqip)

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano