6 keshilla per floke te shendetshem edhe gjate veres


Stina e nxehtë ndikon negativisht në flokët tanë. Gjatë ekspozimit intensiv në diell flokët bëhen shumë të brishtë. Qelizat ndahen nga flokët dhe shkaktojnë dehidratim. Kështu flokët bëhen delikatë errësohen ose shpesh zverdhen. Është e rëndësishme të kujtoni se floku duhet mbrojtur nga dielli duke përdorur kapele. Shmangni gjithmonë diellin kur është në kulmin e tij.
Pas larjes në det: Flokët duhet të lahen me ujë, duke përdorur gjithashtu shampo dhe balsam në bazë të llojit të flokut. Nëse floku juaj është i thatë ose ka tendencë të dobësohet, atëherë duhet trajtimi plotësues si për shembull ai me krem zbutës pas larjes.
Uji i pishinës: Nuk i bën aspak mirë flokëve, dhe ka raste që ata marrin një ngjyrë si jeshile. Ajo çfarë e bën flokun jeshil është bakri, që ndodhet në pishinë, nga tubat që sjellin ujin. Për ta riparuar këtë lloj dëmtimi dhe për të hequr ngjyrën jeshile shpëlajini flokët mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë.

Produktet më të nevojshme për flokët gjatë verës: Një shampo e mirë, sipas tipit të flokut tuaj, e shoqëruar me balsam. Në rastin e flokut të lyer ose të dobët, shoqërojini me një maskë një herë në javë. Kurrë mos e teproni me produktet e kozmetikës në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë.

Flokët të ndarë tek majat: Majat e ndara, vijnë si pasojë e zakonit të krehjes së flokëve shpesh, sidomos kur janë të njomë. Kjo e shkatërron flokun, dhe i lë majat e hapura në fund. Rrihni një vezë, së bashku me xhelin e një gjetheje aloe vera dhe një lugë çaji me mjaltë. Aplikojeni tek flokët dhe lajini ato vetëm pas një ore, me një shampo enkas për këtë lloj dëmtimi.

Mënyra e duhur për larjen e flokëve: Mos harroni se nuk duhet t’i lani në ujë shumë të nxehtë dhe nuk duhet t’i shtrydhni ato fort për të larguar ujin. Idealja do të ishte t’i lanit në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’i thanit me peshqir. Mos harroni të zgjidhni gjithmonë shampon në bazë të tipit të flokut tuaj. Sa më shpesh t’i lani flokët ato do të jenë të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersa ndikojnë në flokët tuaja më shumë sesa mendoni. Rekomandohet larja dy herë në javë. Harroni shprehinë e vjetër të të fërkuarit të flokëve me peshqir, pasi është një veprim shumë i dëmshëm për flokët. Do të ndjeheni më komod nëse do t’i mbështillni vetëm me peshqir të thatë. Ai mbledh pjesën më të madhe të lagështisë. Në qoftë se dëshironi që flokët tuaja ngjyrë gështenjë të duken më të shkëlqyeshëm dhe më të bollshëm, lajini me ujë në të cilin më parë keni zier lëvore arre. Lëvoret duhet t’i zieni gjysmë ore dhe pastaj kullojini.

Hidratimi: Hidratimi është i domosdoshëm për çdo lloj floku. Nuk duhet t’i lyeni, krihni, ose t’i prisni flokët tuaj pa u bërë hidratimin e duhur.

Tharja dhe krehja: Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t’i krihni. Nëse krehjen e formësoni me furçe, shfrytëzojeni atë që të përshtatet më mirë me flokët e tua, përdorni karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla.

Burimi: Balkanweb

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano