Terroristet rrihen per vdekje nga pasagjeret


Dy persona, të cilët tentuan të merrnin peng një aeroplan civil në Kinë u rrahën për vdekje nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, bën të ditur media zyrtare në Kinë. Sipas njoftimit të medias, dy burra tentuan të marrin peng avionin e linjës Tianjin Airlines që po kryente një udhëtim brenda Kinës.
Autoritetet thonë se personat që tentuan pengmarrjen qenë muslimanë Ujgurë dhe ata i thanë 101 pasagjerëve në aeroplan se do të merrnin kontrollin, por nuk arritën dot te ndarja e pilotit pasi u rrahën barbarisht dhe u lidhën kokë e këmbë. Aeroplani u kthye në aeroportin e nisjes. Pengmarrësit u dërguan për mjekime në spital, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra nga pasagjerët.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano