Përse meshkujt flenë pas seksit


Nuk është e fshehtë që shumë meshkuj bien në gjumë pas një marrëdhënie seksuale. 

Një tendencë e tillë prej shekujsh është shndërruar në një makth për seksin e kundërt, por pas disa skanimeve në tru, disa shkencëtarë francezë arritën në përfundimin që faji nuk është i meshkujve, por i mënyrës se si ata kanë lindur.

Thellë në brendësinë e trurit, meshkujt dhe femrat kanë një ndryshim që komandon edhe sjelljen pas një takimi seksual.

Korteksi celebral, është ajo pjesë e trurit nga e cila varet pothuajse tërësisht elementë si vëmendja, përqendrimi, ndërgjegja dhe përceptimi i vendndodhjes.

Ndërsa aktiviteti i korteksit tek femrat është pothuajse i njëtrajtshëm, tek meshkujt, pas një orgazme regjistrohet një ulje drastike e aktivitetit, duke e bërë një sfidë më vete qëndrimin zgjuar.

Efekti i përgjumjes përforcohet tek meshkujt edhe nga efekti i hormonit serotonin, që shkakton ndienjën e kënaqësisë, por njëkohësisht përmbajtja kimike e këtij hormone shkakton edhe trullosje.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 10 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano