Grinden për pronat, babë e bir sulmojnë me granatë tre vëllezër


Policia e Mirditës ndalon njërin prej agresorëve, shpall në kërkim të birin

Konflikti për pronësinë për pak i ka marrë jetën tre pjesëtarëve të së njëjtës familje, në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prosek, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre vëllezërit Albert, Besnik dhe Simon Lleshi, përkatësisht 44, 27 dhe 42 vjec, të cilët janë sulmuar me granatë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që vëllezërit patën me bashkëfshatarët e tyre Kol dhe Gëzim Deda. Mësohet se këta të fundit kanë përdorur një granatë, e cila fatmirësisht ka shkaktuar dëmtime të lehta të tre vëllezërit Lleshi, të cilët janë shoqëruar në polici. Në pranga është vënë 67-vjecari Deda, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes që për pak është mbyllur në tragjedi për familjen Lleshi.

Post popolari in questo blog

Adim Farah Puntata 15 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 8 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano

Adim Farah Puntata 7 con sottotitoli sub Ita - Serie Turca in Italiano